Ndërsa, në një takim më zyrtarë e KFOR-it Amerikan, ekipi i Ndërlidhjes, të mbajtur në Zyrën e tij, kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Xhemaili, ka dënuar ashpër dhe ka shprehur keqardhjen për vrasjen kriminale të dy ushtarëve të SHBA-së dhe plagosjen e dy të tjerëve, në Frankfurt të Gjermanisë. Po ashtu, kryetari Xhemaili, në emër të strukturave komunale dhe qytetarëve të Ferizajt, është solidarizuar me dhembjen e familjeve të ushtarëve të vrarë, duke thënë se ky akt kriminal, është në kundërshtim të plotë me pikëpamjet e qytetarëve të Kosovës reth botëkuptimit për lirinë dhe vlerat demokratike, pararendëse dhe kultivuese e të cilave është pikërisht SHBA-ja.
Në mënyrë të veçantë, kryetari Xhemaili ka ngushëlluar dhe është solidarizuar me dhembjen e personelit ushtarak të bazës në Bondsteel, duke ritheksuar se ushtarët amerikanë, kanë qenë, janë dhe do të mbeten promovuesit dhe kultivuesit e idealeve të lirisë, pavarësisë e sigurisë së Kosovës dhe ka siguruar komandantin e Bonsteel-it për mbështetjen e vazhdueshme që të do ta kenë edhe në të ardhmen në përmbushjen e misionit fisnik të tyre.
Kryetari Xhemaili, në fund ka ripohuar edhe një herë se populli shqiptar, është mirënjohës perjetësisht ndaj kontributit dhe sakrificës së popullit amerikan për lirinë e Kosovës dhe do të jetë i gatshëm që të japë gjithë kontributin e tij në mbrojtjen e vleravë humane, demokratike e liridashëse, të përfaqësuara denjësisht nga Qeveria dhe kombi amerikan dhe në mënyrë të veçantë, nga ushtria amerikane
Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Bajrush Xhemaili, i ka telefonuar komandandit të bazës Bonsteel, z. Njuman, për t`i shprehur bashkëndjenjën e dhembjes për humbjen e jëtëve të ushtarëve amerikanë në mënyrë mizore, në Gjermani.