Kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili dhe ministri Tomiq, kanë vizituar fshatin Bablak pas vjedhjes së tetë shtëpive të serbëve të kthyer në këtë fshat, ku këta zyratrë kanë bashkëbiseduar me banorët.
Vojisllav Petroviq serb nga fshati Bablak duke pritur zyrarët e lartë ata me këtë rast i ka njoftuar edhe për vjedhjen e bërë.”Janë marrë gjësendet nga to duke filluar që nga guacat e toaletit e deri te shtretërit”, tregonte Petroviq, i cili pohoi se “këto vjedhje kanë shtuar edhe pasigurinë e të jetuarit në Bablak”.
Nga ana tjetër numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është shprehur qyteti i Ferizajt është njëri ndër qytete me të qeta në Kosovë. “Ferizaj është qytet i qetë, ne nuk do të lejojmë që hajnat të krijojnë pasqyrë të keqe, hajnat nuk kanë përkatësi nacionale, andaj ju duhet të vazhdoni të banoni këtu, por edhe të tjerët duhet të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”,ka thënë Xhemaili.
Ndërsa ministri Tomiq inkurajonte serbët lokal që të kthehen dhe të banojnë në shtëpitë e tyre. “ Kjo është zgjidhja më reale, nuk them se është e vetmja por tash për tash po shihet se shtëpitë e braktisura janë cak i lehtë për hajnat. Ne të gjithë u pajtuam që këto akte janë vepra të kriminelëve dhe hajnave dhe ata do të kapen”, tha ministri Tomiq, i cili shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, ministrisë që ai drejton dhe të komunës së Ferizajt dhe të policisë së Kosovës për të vazhduar me procesin e kthimit dhe në krijimin e një atmosfere të qetë të sigurisë.
Kurse Qazim Reka, komandant i stacionit policor, pohoi se tash për tash nuk ka të dyshuar por se hetimet janë duke u zhvilluar. “Nuk është mirë të paragjykojmë kush janë hajnat, unë besoj se ashtu siç kemi arrite t’i kapim hajnat e tjerë dhe i kemi dënuar, do t’i kapin edhe këta të fundit”.
Vjedhjet e shtëpive të serbëve lokal akt i ultë