Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të këtij viti shkollorë, kryetari i komunës Muharem Svarqa me bashkëpunëtorë, këtë të mërkurë ka vizituar gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” me ç’rast është takuar me drejtorin e këtij institucioni Fejzi Mustafa.
Kryetari Svarqa këtij institucioni i ka uruar një gjysmëvjetorë të mbarë të këtij viti shkollor, duke theksuar se përkrahja institucionale në asnjë mënyrë nuk do të mungojë.
“Ju përgëzojë për gjithçka që keni bërë dhe po bëni për arsimin në përgjithësi, si në nxënien e dijeve të reja. Ne ju ofrojmë bashkëpunim në baza korrekte me të gjitha shkollat për të mirën e arsimit, të nxënësve dhe të mësimdhënësve”, është shprehur kryetari Svarqa.
Ndërkaq drejtori Fejzi Mustafa, ka dhënë detaje të kësaj shkolle sa i përket numrit të mësimdhënësve, por edhe të nxënësve. Ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi në këtë rrafsh do të jetë i domosdoshëm. Ai njëherësh ka falënderuar kryetarin e komunës Muharem Svarqa për vizitën që ju bë këtij institucioni arsimor.
Vizita e kryetarit Svarqa me bashkëpunëtorë ka vazhduar edhe në shkollën e mesme “Elena Gjika”, në Ferizaj, ku u takua me drejtorin e kësaj shkolle Adem Musliu.
Kryetari Svarqa drejtorit në fjalë i ka uruar me rastin e fillimit të vitit shkollore, duke theksuar se komuna e Ferizajt, dhe ai personalisht është i interesuar që sukseset në këtë rrafsh të mos mungojnë si nga ana e nxënësve, mësimdhënësve, por edhe drejtuesve të shkollave.
Nga ana tjetër drejtori i kësaj shkolle Adem Musliu, është shprehur mirënjohës për vizitën që i është bërë shkollës “Elena Gjika”, duke dhënë detaje të shumta sa i përket procesit mësimor në këtë shkollë.
Kryetari i komunës Muharem Svarqa së bashku me nënkryetarin Xhavit Zariqin, kryesuesin e kuvendit të komunës, Milazim Halitin dhe drejtorin e drejtorisë së Arsimit, Muhamet Halilin kanë vizituar edhe gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ku u prit nga drejtori i kësaj shkolle Shemsi Heta si dhe zv. drejtori i kësaj shkolle Hajredin Sylejmani.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa është takuar edhe me drejtoreshën e shkollës së mesme të ulët “Jeronim de Rada”, Servete Hajrullahu.
Drejtoresha e kësaj shkolle kryetarin Svarqa e ka njoftuar se në shkollën “Jeronim de Rada”, procesi mësimor zhvillohet në tri ndërresa, çka do të thotë se kjo është shkolla e vetme në këtë komunë që zhvillohet një proces i tillë mësimor.
Ndërkaq kryetari i komunës, Muharem Svarqa ka thënë se do të shikohen të gjitha mundësitë që në këtë shkollë të bëhet diçka konkrete në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet ashtu siç është e paraparë në plan programet mësimor.
Kryetari i i komunës Muharem Svarqa, së bashku me nënkryetarin Xhavit Zariqin, kryesuesin e kuvendit të komunës, Milazim Halitin dhe drejtorin e drejtorisë së Arsimit, Muhamet Halilin kanë vizituar disa nga shkollat e komunës së Ferizajt.