Të dashur besimtarë myslimanë, të dashur ferizajas,
Çdo festë, është një rast i mirë që të jemi bashkë me familjet tona, ta ndiejmë ngrohtësinë e të afërmve, fuqinë magjike të dashurisë e të respektit të ndërsjellë. Edhe ky Bajram le të jetë një festë e bashkimit në frymën familjare, vëllazërore e shoqërore, për ta ndier shijen e dashurisë e të afërsisë.
Ta përjetojmë këtë ditë si mundësi për të dhënë më shumë rrezatim të mirë, zemër më të hapur e përdëllim për të tjerët.
Le të jetë mendja e zemra jonë për disa çaste edhe me të varfëritë që e kanë vështirë t’ua bëjnë fëmijëve të tyre një drekë festive. Mendja dhe zemra jonë për një çast le të jetë edhe me ata që, për ndonjë arsye, mungojnë në tryezën e familjes, kanë dhembje, ose janë të dëshpëruar nga vështirësitë që sjell jeta. Të jemi veçanërisht me familjarët e dëshmorëve e të martirëve, në këtë ditë të veçantë.
Të dashur besimtarë, të dashur ferizajas,
Le të jetë ky Bajram një ditë kur do t’i japim vetes më shumë zemër, më shumë shpresë, se jetët tona do të jenë më të mbushura me mbarësi, shëndet, begati, paqe, përkushtim e suksese.
E gëzofshi festën e Kurban Bajramit!
Ferizaj, 23 shtator 2015
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
Svarqa:Çdo festë, është një rast i mirë që të jemi bashkë me familjet tona, ta ndiejmë ngrohtësinë e të afërmve, fuqinë magjike të dashurisë e të respektit të ndërsjellë. Edhe ky Bajram le të jetë një festë e bashkimit në frymën familjare, vëllazërore e shoqërore, për ta ndier shijen e dashurisë e të afërsisë.