Festa e gruas këtë të premte është shënuar edhe në Ferizaj. Pikërisht në këtë ditë, i pari i qytetit të Ferizajt, të gjitha punonjëset e komunës së Ferizajt, por edhe femrat e përfaqësuara në Kuvendin e Komunës i ka shtruar një drekë atyre.
Me këtë rast kryetari i komunës Muharem Svarqa, ka thënë se femrat gjithmonë duhet të tregojnë shumë sukses si në punë, por edhe ne jetën e tyre. Ai ka përmendur edhe shumë femrat të suksesshme nga qyteti i Ferizajt, siç ishte aktorja Katarina Josipi e shumë e shumë femra të tjera të suksesshme.
Kryetari Svarqa, për kontributin të jashtëzakonshëm në punën e tyre, punonjëset më të vjetra të komunës siç është : Fatime Zymberi, Mahire Jashari, Ferdezi Ramiqi, Ajshe Kurti dhe Mihane Koxhën i ka dhuruar nga një lule te freskët.
Në prag te festës së 8 marsit-Ditës së Gruas, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, ka shtruar një drekë për gjitha punonjëset e komunës së Ferizajt dhe të gjitha asambleistet e Kuvendit të Komunës.