Në këtë takim janë diskutuar çështje të rëndësishme sa i përket Qendrës së Kompetencës, por thelbi kryesor i këtij takimi ka qenë që të vazhdohet bashkëpunimi i Qeverisë së Luksemburgut me Komunën e Ferizajt, në projektet e radhës që do të bëhen për Qendrën e Kompetencës e cila ka filluar së funksionalizuar edhe në qytetit tonë.
Me këtë rast kryetari Muharem Svarqa, është zotuar se përkrahja e komunës do të vazhdojë në projekte të ndryshme brenda mundësive të parapara me ligj.
Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber, kryetarin Svarqa e ka njoftuar lidhur me projektet e tij që ka realizuar në Ferizaj si dhe për projektim më të madh të Qendrës së Kompetencës.
Po ashtu u tha se në Qendrën e Kompetencës do të hapen edhe profile të tjera ku nxënësit do të kenë mundësi të mira të shkollimit.
Ndërtimi i Qendrës së Kompetencës ka kushtuar mbi 4 milion euro. Tash për tash mësimin në këtë shkolle po e vijojnë rreth 200 nxënës.
Në këtë takim, mori pjesë kryetari Svarqa, drejtori i arsimit, Muhamet Halili, si dhe përfaqësuesi i ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber, si dhe sekretarja e parë Marie-Anne Marx, si dhe drejtori i Qendrës së Kompetencës, Bashkim Hyseni.