Në këtë takim janë biseduar çështje të shumta sa i përket sferës së arsimit, por ne mënyrë të veçantë është diskutuar lidhur me çështjen e komuniteteve që jetojnë në qytetin e Ferizajt.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar zyrtarët e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, për vizitën e bërë duke theksuar se bashkëpunimi me këtë organizatë nuk do të mungojë .
Ky takim ishte i pari i këtij lloji i kryetarit të komunës, Muharem Svarqa me drejtues të Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, së bashku me drejtorin e Arsimit, Muhamet Halilin, këtë të premte janë takuar me drejtues të Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve.