Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, ka thënë se kjo kompani gjithnjë, do të ketë përkrahjen e komunës, për çfarëdo që do të ketë nevojë, si dhe do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.
Në këtë takimi kryetari i komunës, Muharem Svarqa, nga drejtori i kësaj kompanie Faton Frangu, është njoftuar lidhur me problemet dhe vështërsitë me të cilat po përballet kjo kompani, por edhe për gjendjen me ujë të pijshëm për rajonin e Ferizajt.
Në këtë takim u tha se gjendja me ujë, është e mirë dhe nuk ka ndërprerje të ujit të pijshëm pavarësisht mungesës së të reshurave.
Drejtori Frangu, me këtë rast, ka thënë së tash për tash Fabrika e Përpunimit të Ujit në Pleshinë, është duke prodhuar rreth 200 litra ujë për sekondë, që është e mjaftueshme për qytetin e Ferizajt.
Po ashtu, kryetari Svarqa, është njoftuar edhe me shumë projekti që po realizohen në këtë kompani të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt.
Numri një qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Fatmir Azizin, këtë të hënë kanë vizituar kompanitë për ujë dhe kanalizim “Bifurkacioni”, me ç’rast janë pritur nga drejtori i kësaj kompanie Faton Frangu.