Me këtë rast, kryetari Svarqa, këtë të fundit e njoftoi lidhur me zhvillimet e fundit që po bëhen në qytetin e Ferizajt, por edhe mbi situatën e sigurisë në këtë qytet.
U tha se qyteti I Ferizajt, vazhdon të mbetet ndër qytete me të qeta dhe më stabile në Kosovë.
Ndërkaq komandanti i KFOR-it turk, Omer Faruk Demircioglu ka falënderuar kryetarin Svarqa për pritjen e bërë.
Komandanti Omer Faruk Demircioglu, komandant i KFOR-it turk në Prizren, njoftoi kryetarin Svarqa për marrjen e detyrës dhe u shpreh se janë të interesuar që të vazhdojnë bashkëpunimin me komunën e Ferizajt ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën
Me këtë rast u bë edhe shkëmbimi i dhuratave modeste ne mes kryetarit dhe komandantit të KFOR-it turk.
Këtë të mërkurë kryetari I Ferizajt, Muharrem Svarqa I shoqëruar edhe nga drejtori I kulturës, Naim Ferati, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it turk Omer Faruk Demircioglu.