Me këtë kryetari Svarqa, biznesmenët ferizajas i ka njoftuar lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm, por edhe për projekte që pritet të realizohen gjatë viteve të ardhme. Ai ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm kap shumën 25 mijë euro shumë kjo që sipas tij ka pësuar një rritje sukcesive, por më e vogël sa i përket investimeve kapitale për 900 mijë euro krahasuar me buxhetin e këtij viti.
”Për investime kapitale do të kemi në dispozicion një shumë e cila krahasuar me këtë vit do të jetë më e vogël, kjo nga shkaku i rritjes së të ardhurave personale” ka thënë Svarqa. Duke iu referuar zhvillimeve aktuale në komunë, i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ai dhe ekipi i tij po implementon programin e tij qeverisës në shumë fusha, duke u ndalur veçmas në sferën e bujqësisë, të cilës sipas tij po i kushtohet një prioritet.”Investimet kapitale në bujqësi sillen në kuotat e planifikimit dhe po shkojnë gjithnjë në rritje, gjithashtu kemi shënuar rritje në inkasimin e borgjeve, sidomos nga tatimi në pronë dhe përpjekjet tona janë orientuar në përfshirjen proporcionale të investimeve në zona varësisht nga numri i popullatës” ka thënë Svarqa.
Ai po ashtu këta të fundit i ka njoftuar edhe për sektorët tjera të rëndësishme, siç janë edhe sektori i kulturës, rinisë dhe sportit, ku theks i veçantë i është kushtuar edhe klubeve sportive të qytetit të Ferizajt.
Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është takuar me drejtues të bizneseve të Ferizajt.