I pari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij, të shtunën ka marrë rrugë për në Prishtinë, për ti vizituar ish punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj, të cilët janë futur në greve për të kërkuar të drejtat e tyre të cilat i takojnë
Me këtë rast Svarqa, ka thënë se të gjitha institucionet duhet të merren seriozisht me këtë problematikë dhe t’ju dilet në ndihmë këtyre punëtorëve të cilët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshëm në Ferizaj, por edhe në qytete tjera.
“Kemi dashur të tregojmë një përkujdesje institucionale ndaj gjendjes se juve shëndetësore dhe për të ardhur për të qenë pjesë mbështetëse e përpjekjeve tuaja për të realizuar të drejtat e juaja. Kjo është një e drejtë e patjetërsueshme sepse ka kaluar nëpër të gjitha instancat gjyqësore dhe këtu kemi të bëjmë me vendime institucionale”, është shprehur Muharem Svarqa.
Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave disa herë kanë protestuar para qeverisë dhe AKP-së, duke kërkuar zbatimin e aktgjykimit të gjykatës kushtetuese.
Kryetari Svarqa i ka ofruar mbështetje të plotë grevistëve në këtë proces të drejtë dhe të merituar, duke respektuar kontributin e madh të tyre në zhvillimin dhe mëkëmbjen e Ferizajt.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, me bashkëpunëtorët e tij këtë të shtunë, ka vizituar punëtorët e Fabrikës së Tubave në Prishtinë, të cilët janë futur në greve.