Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, organizoi një pritje solemne për këtë nxënës me ç’rast përshëndeti dhe falënderoi nxënësit për punën dhe suksesin e arritur në një gare aq të fortë në Prishtinë.
Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, duke iu referuar këtij suksesi tha se shpreson dhe beson që dikush nga këta nxënës do vazhdojë rrugën e botës artistike duke u bere artist, skenarist apo regjisor ne te ardhmen.
Ai gjithashtu shtoi se ky sukses nuk i sjell krenari vetëm shkollës që i takon, por edhe qytetit te Ferizajt.
Në këtë garë nga qyteti i Ferizajt mori pjesë vetëm shkolla e mesme fillore e ulët " Muharrem Shemsedini" nga Fshati i Vjetër me filmin 15 minutesh "Thuaj JO".
Në këtë garë u ndanë vetëm 5 çmime, 2 prej te cilave i takuan shkollës nga komuna e Ferizajt. Çmimi për regjine më të mirë dhe aktorin me të mire të festivalit, ju nda Ndriqim Hyseni nxënës 15 vjeçar nga Fshati i vjetër, ndërsa regjisori më i mirë u shpall Arnis Bajraktari.
E gjithë kjo punë është organizuar nga drejtoresha e shkollës Shqipe Zeqiraj Emini si dhe nga mësimdhënësja Dashurie Uksmajli Sefa e cila e ka monitoruar gjithë punën e këtyre nxënësve.
Kjo pritje u bë pasiqë nxënësit e kësaj shkolle në “International high school- film festival”, organizuar nga American school of Kosova, kanë marrë pjesë në garë me një film të metrazh të shkurtër nga shkolla tw ndryshme të Kosovës dhe botës.