Me këtë rast kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, ka thënë se ishte kënaqësi shumë e madhe që priti në një takim këtë sportist.
“Sportistet si ky, i kanë dhënë Ferizaj, një vend të merituar në historinë e zhvillimit të sporteve në veçanti hendobillit si një nga sportete më me traditë që është në qytetin tonë, prandaj edhe kjo histori është e lidhur dhe pjesërisht edhe me emrin e Kasim Kamenicës i cili ka mbrojtur në kohën e ish Borcit të Ferizajt, por që ka filluar edhe karrierën e tij. Qëndrimi i tij gjashtë vjeçar në Ferizaj ka qenë në kohën kur hendbolli i Ferizajt, ka pasur zhvillimin më të hovshëm duke qenë edhe finalist të kupës në ish Jugosllavi dhe një nga ekipet më të respektuara në tërë ish Jugosllavinë”, tha Svarqa.
Nga ana tjetër Kasim Kamenica, ka thënë se ishte kënaqësi shumë e madhe për të që po qëndron në qytetin e Ferizajt, dhe që u prit edhe nga kreu i kësaj Komune.
“Më duhet të them se jam mjaft i kënaqur që jam këtu pas gjithë atyre viteve, janë rreth 25 vjet të kaluara. E thashë edhe mbrëmë se klubin e Ferizajt e ndiej si klubin amë. U takova mbrëmë me ish-kryetarin e klubit Rexhep Haxhimusa, ndërsa sot na nderoi jashtëzakonisht shumë kryetari i Komunës me pritjen që na bëri. Shihet qartë se bëhet fjalë për një njeri që ka vizion zhvillimor dhe po punon për të ardhmen më të mirë të Ferizajt, e gjithashtu edhe të hendbollit ferizajas, për ta sjellë atë në nivelin që e kishte dikur. Dihet që pa mbështetjen e faktorëve politikë dhe ekonomikë, një përparim dhe arritje e tillë nuk mund të realizohet. Kështu që jam i bindur se kur të vij herën tjetër, klubi do të jetë duke garuar për titull e jo për mbijetesë. I lumtë Ahmet Petrovës dhe kryetarit të Komunës për mbështetjen që po i japin sportit”, duke shtuar se në karrierë nuk mbisundojnë gjithmonë aspektet profesionale, por gjithnjë kanë ndikuar edhe emocionet.
“ Unë e thashë edhe më parë që këtu ndihem si në klubin amë dhe nuk kam asgjë kundër sikur ta përfundoja karrierën pikërisht këtu. Kam planifikuar edhe një projekt, si njëfarë cikli, por ne sportistët e përdorim shpesh atë fjalën e njohur “kurrë mos thuaj kurrë”. U befasova këndshëm kur mora vesh se hendobillistet e Ferizajt e kanë fituar kupën e Kosovës dhe në shtetin e ri kjo gjë ka domethënie të veçantë kur fitohen trofetë. Unë e di se ç’domethënë kjo. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë janë formuar shtete të reja dhe në to sukseset përjetohen në mënyrë të veçantë. Sporti është një reklamë shumë e lirë për shtetet e posalindura, prandaj jam i sigurt që kjo gjë do të kuptohet mirë në Kosovë dhe hendbollit do t’i jepet drejtimi i duhur”, ka thënë Kamenica.
Kasim Kamenica është njëri nga sportistët që ka bërë histori në hendbollit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ahmet Hysenaj-Petrova.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Enver Haliti, këtë të mërkurë ka pritur në një takim ish hendbollistin e Borict Kasim Kamneica.