Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa i ka dëshiruar mirë se ardhjes zonjës Julia von Dobeneck, duke theksuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të ketë bashkëpunim me ta, në kuadër të projekteve që pritet të realizohen në të ardhmen.
Nga ana tjetër zonja Julia von Dobeneck, kryetarin Svarqa e ka njoftuar lidhur me projektet dhe punët të cilat janë realizuar në Ferizajt, pwrmes CSPP-së.
Gjatë këtij takim njoftues janë biseduar çështje të rëndësishme sa i përket projekteve të përbashkëta që ka komuna e Ferizajt edhe me komunat fqinjë. Ndërsa në këtë rast është thënë se komuna e Ferizajt, është komuna e cila ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me komunat tjera.
Organizata për ndërmjetësim CSPP-Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues ka punuar ngushtë me udhëheqësit e komunave si Ferizaj, Shtërpcë, Prizren si dhe në rajonin e Gjilanit.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të hënë ka pritur në një takim Julia von Dobeneck, zyrtare e organizatës për ndërmjetësim CSSP, si dhe Bekim Ismailin nga po kjo organizatë.