Me këtë rast, kryetari Svarqa theksoi se Veli Sahiti është njëra nga ikonat e artit muzikor jo vetëm në Ferizaj, një artist me të cilin ndihen mirë jo vetëm brezi i tij, por edhe brezat e e tashëm, për shkak të cilësisë së lartë dhe vlerave muzikore që paraqet ky këngëtar.
Veli Sahiti i dhuroi kryetarit Svarqa monografinë e krijimtarisë së tij muzikore dhe të grupit “Trix”, të botuar kohët e fundit, e cila përmbledh këngët e krijuara dhe të kënduara përgjatë katër dekadave. Kryetarit Svarqa iu dhurua edhe libri i Shaban Ratkocerit me këngë qytetare të përpunuara për violinë e piano.
Këngëtari ferizajas Veli Sahiti, i cili sivjet po shënon 40-vjetorin e krijimtarisë së tij të begatshme muzikore, u prit sot nga kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, për ta përgëzuar për kontributin muzikor-artistik që ky këngëtar i ka dhënë Ferizajt, Kosovës dhe muzikës shqiptare në përgjithësi.