Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili së bashku me një delegacion komunal po qëndron për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, pati sot një takim të përzemërt me udhëheqësen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti mik, Ailsa Plain, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për envojat e aplikimit të standardeve të demokracisë, si forma të avancuara të funksionimit të sistemit politik në Kosovë.
Në këtë takim u rikonfirmua interesimi i Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, për zhvillimet e përgjithshme të saj dhe të demokracisë, si një shtet i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, si parakusht edhe për proceset integruese, nëpër të cilat po kalon Kosova.
Sot pati takim me udhëheqësen e Departaamentit të Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.