Për të ruajtur nivelin e shkathtësive gjatë shërbimit të tyre në Kosovës, ushtarët e Skuadrës së 2-të të Regjimentit të 38-të të Kalorësisë (2-38), këtë të martë kanë mbajtur një ushtrim stërvitor në parashutizm në Kampin Bondsteel.
Për të parë nga afër këtë ushtrim morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili ka thënë se ky ushtrim është i një rëndësi shumë të madhe.
“Kjo ishte hera e parë që ka marr pjesë në këtë ceremoni. Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, e cila tregon se me vet prezencën e forcave ushtarake amerikane afër qytetit tonë dhe në Kosovë e shohim si një nga faktorët e ruajtjes së sigurisë së përgjithshme për shtetin Kosovës, për shkak se prania amerikane dhe forcat ushtarake amerikane edhe përmes intervenimit të NATO-s, ka qenë përcaktuese për lirinë e Kosovës dhe mendojë se kjo prezencë të mbetet një prej faktorëve të ruajtjes së kësaj lirie”, ka thënë kryetari Svarqa
Ai po ashtu ka thënë se është një moment shumë i rëndësishëm që të kujtojmë edhe ish udhëheqësi amerikan siç ishte presidenti Bill Klinton , Weslli Clark dhe Tony Bler të cilët kanë qenë përcaktues për marrjen e një vendimi ushtarak për shpëtimin e popullit tonë nga shfarosja totale që ka qenë.
Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe drejtues të partive politike të Komunës së Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Zariqi, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Mimoza Fazliu si dhe drejtori i Administratës së Përgjithshme Naim Ferati, këtë të martë morën pjesë në një ushtrim i cili kishte të bënte me parashutizëm.