
Kryetari I Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar banorët e këtij fshati.
“Është shprehur gatishmëria jonë që të ndihmohet në çdo aspekt, edhe në rrjetin e elektrifikimit nga ana e KEDS-it. Po ashtu kemi biseduar edhe për rregullimin e infrastrukturës, duke bërë edhe asfaltimin e rrugëve në një të ardhme sic është: Babush-Bablak-Tërrn si dhe Tërrn-Lubovc-Koshare dhe Slivovë”, është shprehur kryetari Svarqa.
I pari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa ka thënë se për këtë do të kërkojnë edhe donacione nga Ministria e Infrastrukturës në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë sa i përket këtyre rrugëve dhe të lidhen edhe me komunën e Shtimes.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Gafurr Ilazin, të dielën kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Tërrn.