
Ministri Agani shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e Spitalit të Ferizajt, i cili nuk i përmbush nevojat e duhura të qytetarëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
“Për të ndërtuar spital në Ferizaj, kam qenë i motivuar shumë më herët, por me një buxhet të vogël çfarë e kemi nuk na ka qenë e mundur ta bëjmë realitet ndërtimin e spitalit të ri” tha ministri Agani, duke e parë të mirëseardhur donacionin nga Malta për mbështetjen e ndërtimit të spitalit në Ferizaj.
Kryetari z. Svarqa, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij që të ndihmoj shëndetësinë e Komunës së Ferizajt, e në veçanti për mundësinë e realizimit të një projekti madhor, për ndërtimin e kompleksit spitalor që do të përmbushte nevojat e qytetarëve të Komunës së Ferizajt për shërbime shëndetësore më cilësore.
Projekti i ndërtimit të kompleksit spitalor në Komunën e Ferizajt, parashihet të mbulohet financiarisht nga një donacion i ofruar prej Maltës, që së fundi e vizituan Kosovën, duke shprehur gatishmërinë e tyre për ndihmë shëndetësisë kosovare, në fushat ku MSh-ja e sheh më të nevojshme.
Në takim u bisedua edhe për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, për çka kryetari z. Svarqa tha se këtyre ditëve janë në aksione me inspektorë për të zbatuar këtë ligj.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të enjte është takuar me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani i shoqëruar edhe nga drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, z. Gëzim Bajrami.