Këtë të hënë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin ë kompanisë së ujit “Bifurkacioni” si dhe kryetarin e fshatit Dremjak Rexhep Behlulin, kanë nënshkruar marrëveshjen e përbashkët mbi menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit të fshatit Dremjak.
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme sepse tashmë, mirëmbajtjen e këtij ujësjellësi do të bëjë kompania “Bifurkacioni”.
“Këta banorë më nuk do të kenë probleme ashtu siç kanë pasur me vite të tëra, për shkak se mirëmbajtja do të jetë nga kompania në fjalë”, ka thënë Svarqa.
Nga ana tjetër, Faton Frangu, drejtor i kompanisë së ujit, është zotuar se mirëmbajtja e ujësjellësit të fshatit Dremjak do të menaxhohet siç është më së miri.