Kryetari në largim i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të hënë ka falënderuar mediat lokale të Ferizajt, për përkrahjen që ja kanë bërë gjatë mandatit të ti qeverisës.
“Vërtet e kam ndjerë obligim që të falënderojë për gjithë punën e përbashkët që kemi bërë, dhe është një punë për t’u vlerësuar sepse sot, Ferizaj ka ndryshuar dhe ndryshimi ka filluar me ne dhe sigurisht se ne do të vazhdojë për të thënë atë se Ferizaj, është vërtet qytet i merituar me një ndryshim të tillë dhe me një ecje të mirë. E gjithë kjo ecje dhe ky ndryshim i gjithë ky ndërtim, i gjithë ky zhvillim, nuk do të ishte i mundur pa pjesën e përcjelljes suaj, pa angazhimin tuaj dhe unë këtë sukses të qytetit të Ferizajt, këtë sukses e kam ndier se është i përbashkët i punës sonë dhe unë përmes këtij takimi t’ju falënderojë për gjithë punë gjithë angazhimin që ne e kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë Kryetari Aliu.
Kryetari në largim Agim Aliu, ka falënderuar të gjitha shtëpitë mediave për bashkëpunimin që ka pasur deri më sot, për të theksuar se një bashkëpunim të tillë do ta ketë edhe në të ardhmen.
Ndërsa, Skënder Idrizi, në emër të klubit të gazetarëve të Ferizajt, “Haki Braha”, ka falënderuar, Kryetarin në largim Agim Aliu, për bashkëpunimin që e ka pasur gjatë mandatit të ti udhëheqës.
“Ju falënderojë për operimet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe posaçërisht me juve gjatë kësaj periudhe. Mendojë se ka qenë një bashkëpunim i frytshëm i ndërsjellët, me kontribute të dy anshëm edhe tuaj si kreu i qeverisë lokale, por edhe i neve si media të lira dhe të pavarura”, ka thënë Ferizi.
Kryetari në largim Agim Aliu, ishte kryetar për rreth 18 muaj në komunën e Ferizajt.
Kryetari në largim Agim Aliu, ka falënderuar gazetarët ferizajas për raportim të drejtë dhe korrekt gjatë mandatit të tij.