Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ishte për një vizitë në Ferizaj, pas ftesës që i’u bë nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Sipas Xhemailit ishte nder dhe kënaqësi që Nikoloqi, vizitoi Ferizajn, pasi janë dy komuna fqinje.
Gjatë këtij takimi u bisedua për preokupimet të cilat mundojnë komunitetin e të dy komunave, si për çështjen e refugjatëve serb të cilët jetojnë në Shtërpcë dhe Ferizaj. “Vendosëm të takohemi, se vetëm në këtë mënyrë do të përfitojnë qytetarët.”, ka thënë Xhemaili.
Kryetari i Shtërpcë, i është drejtuar me disa kërkesa, që Komuna e Ferizajt t’a ndihmojë. “Është qeverisje e re, për të si formacion, por është edhe qeverisje në integrim në sistemin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Xhemaili.
Si kërkesë fillestare, Xhemaili ka thënë se, dy projekte të cilat do të paraqiten nga Nikoliqi të bëhen në detale. “Më vonë do të shikojmë nëse mund të bashkëpunojmë edhe për gjërat tjera”, ka thënë Xhemaili.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka thënë se gjatë këtij takimi është biseduar për përvojën që ka krijuar Komuna e Ferizaj. “Të marrim ndihëm nga kjo komunë. Kemi zhvilluar një bisedë të mirë dhe kemi trajtuar edhe temën e të zhvendosurve. Edhe për hartimin e dy projekteve të cilat do të ndihmone dhe të financonte komuna e Ferizaj.”, ka thënë Nikoliq. Kryetari i Shtërpcë, i është drejtuar me disa kërkesa, Komunës së Ferizajt që t’a ndihmojë atë. “Është qeverisje e re, për të si formacion, por është edhe qeverisje në integrim në sistemin e Republikës së Kosovës”, ka thënë z. Bajrush Xhemaili.