Në ditën e 15 Shkurtit, Ditën e Flamurit Ashkanli, Kryetari i Komunës së Ferizajt, uroi bashkëqytetarët e komunitetit ashkanli në festën e tyre kombëtare.
“Ferizaj është shembull i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me komunitetin ashkanli, shembull që ka bërë diversitetin vlerë të shoqërisë ferizajase, për ta ruajtur dhe kultivuar ndër dekada mes brezave. Sot, gjithë ashkanlinjtë në Ditën e tyre të Flamurit, i uroj përzemërsisht” tha mes tjerash Kryetari Aliu.