Shukrie Mulaku, nga Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar "Hendifer", nga Ferizaj, ishte ajo që për një ditë, për nder të fushatës "Dita e mundësive profesionale e personave me aftësi të kufizuara", mori postin e kryetarëes së Komunës së Ferizajt, pozitë kjo që ja ofroi kryetari i Xhemaili."Sot, unë do të jem në pozitën e kryetarit. Me knaqësi shumë të madhe e pranoj këtë detyrë. I falenderohem shumë kryetarit për mirëpritjen që na ka bërë", ka thënë Mulaku, duke shtuar se ajo dhe personat tjerë me aftësi të kufizuara, gjatë kësaj ditë të punës e ndjenjë vetën të rëndësishëm në shoqëri. "Në këtë ditë, në shprehim profesionin dhe aftësinë tonë, se edhe ne mund të punojmë, edhe ne kemi profesione të caktuara. andaj sot, do t’i tregojmë ato", ka thënë Mulaku.
Në këtë ditë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se edhe ai si kryetar komune se bashku me stafin e tij, kanë dashur që të japin kontributin e tyre në shenjë të kësaj dite. "Për shakak që vërtet duam që në këtë fushatë të ndërmarrë të sensibilizohet sa më shumë opinioni publik me pozitën e personave me aftësi të kufizuar që e kanë në shoqëri, e që ne natyrisht nuk jemi të kënaqur me këtë pozitë që kanë tani, duam që edhe këta të ndihen si të tjerët dhe t’u ofrojmë mundësitë si të tjerëve me gjithë specifikat që i kanë", ka thënë Xhemaili, duke bërë apel, tek të gjithë të cilët kanë mundësi të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, t’u ofrojnë kësaj shtrese të shoqërisë dhë atë t’a bëjnë pa hezitim. "Për nder të kësaj dite, sot komuna jonë ka një kryetare për 1 ditë. Të ndihet tamam si kryetare. Unë i dëshiroj sukses edhe pse nuk është aq lehtë të jesh kryetarë, sepse ka shumë qështje dhe shumë probleme për të cilat duhet të ipen zgjidhje menjëherë", ka thënë Xhemaili.
Sot, për nder të fushatës "Dita e mundësive profesionale e personave me aftësi të kufizuara", në Kuvendin Komunal të Ferizajt, nëpër vende të ndryshme punë, për një ditë pune u sistemuan 25 persona me aftësi të kufizuar.