Në këtë takim Xhemaili, këtë familje e ka njoftuar me të arriturat e Komunës së Ferizajt, por janë biseduar çështje të shumta nga më të ndryshmet. Me këtë rast kryetari Xhemaili, e ka vlerësuar tejet lart kontributin e kësaj familje që ka dhënë deri në Pavarësimin e shtetit të Kosovës, duku u sakrifikuar një familje e tërë në luftën e fundit të Kosovës.
Familja Jashari, do të merr pjesë edhe në turnirin e boksit “Adem Jashari” i cili organizohet në qytetin e Ferizaj, me rastin e ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Numri një i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Feratin, ka pritur këtë të shtunën familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.