Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka pritur në një takim, drejtorin e OSBE-së për rajonin e Gjilanit, Ulrich Biffar, koordinatorin e ekipit të OSBE-së për Komunën e Ferizajt Nicohlas Stansfield, si dhe stafin e tyre në krye me Sehadete Tërnava-Osmani si dhe Skendër Sedollin.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por ajo më kryesorja ishte për situatën e fundit të krijuar nga bora në komunën e Ferizajt .
Edhe pse ka pasur vështërsi të shumta të gjitha rrugët kanë qen të kalueshme theksoi kryetari i komunës .z Xhemaili, pamvarsisht reshje te pa ndërprera qe kanë ndodh ekipet për pastrimin e rrugëve kanë qen ne teren .
Që të dyja palët ju falënderuan njëri tjetrit për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional ne mes komunës dhe OSBE-es.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka pritur në një takim, te rregullt, drejtorin e OSBE-së