Me këtë rast janë inspektuar punimet që po bëhen në shkollën “Mejdi Xhaferi” në fshatin Dardani, në shkollën “ Konstandin Kristoforidhi” në Nerodime, në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Mansatirc, si dhe janë inespektuar punimet edhe në shkollën fillore të fshatit Tërrn. Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili është shprehur se me renovimin e këtyre shkollave edhe cilësia e mësimit do të jetë shumë më e madhe. “Janë 13 shkolla që po renovohen dhe sigurisht se kanë një rëndësi shumë të madhe dhe po ju krijojmë nxënësve një komoditet më të madh për mësim. Kushtet janë jashtëzakonisht shumë të mira, ne po mundohemi që të krijojmë kushte sa më të mira për mësim dhe që të rritet edhe më shumë cilësia e mësimit” , ka thënë kryetari Xhemaili.
Nga ana tjetër , drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha, është shprehur se punimet që po bëhen në renovim, por edhe në shtimin e anekseve të ndryshme nëpër shkolla do të shërbejn që viti i ri shkollor të jetë sa më i mbarë. “Kriteri i përzgjedhjës së renovimit të shkollave për ngritjën e katëve dhe anekseve shkollore, e ka bërë vet drejtoria e shkollës, aty ku ka qenë mëse e nevojshme dhe kemi përzgjedhur këto shkolla si në Dardani, Tërrn dhe renovime të tjerat nëpër shkollat e qytetit. Besoj se me këto 13 projekte po e mbyllim vitin shkollor 2010-2011 dhe po e presim vitin 2012-2013 me kushte dhe rrethana krjetësisht tjera . Po presim një infarstrukturë më të mirë me hapsira më të mëdha dhe besoj se këto do të ndihmojnë edhe në ngritjën e cilësisë dhe punën e suksesshme të mësimdhënësve”, ka thënë numri një i arsimit në Ferizaj, Agim Berisha.
Vlera e 13 projekteve për shkollat e qytetit kap shumën rreth 1 milion euro.
Kryetari i i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Agim Berishën dhe drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizin, nga afër sot kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në renovimin e shkollave të komunës sonë.