
Vizita ka më shumë karakter njoftues dhe po bëhet në kuadër të bashkëpunimit disavjeçar që ka komuna e Ferizajt me UN-Habitatin, në mënyrë që kjo organizatë të njoftohet për projekte të reja, të cilat pritet t’i realizojë komuna e Ferizajt ne bashkëpunim me organizatën.
Vizita tre ditore në Turqi, do të ketë një agjendë mjaft të ngjeshur për kryetarin e Ferizaj, Agim Aliu, në të cilën përfshihen edhe vizita nëpër qytete të ndryshme të Turqisë.
Vlen të përmendet këtu takimi që kryetari Aliu do të ketë me me zyrtarët komunalë të Qarkut në Stamboll/ Kadikoy, pjesëmarrjen në Samitin e Komunës Smart (inteligjente), si dhe takimet me kryetarët e komunave turke e Unionin e Komunave të Marmarasë.
Do të jetë edhe një vizitë tjetër në Komunën Kagthane ku do të diskutohet dhe do të shikohet nga afër edhe një projekt i transformimit urban .
Ndërsa në kuadër të ditës së fundit të kësaj vizite, kryetari Aliu do të ketë edhe një takim në Departamentin e Planifikimit Hapësinor në Universitetin Teknik të Stambollit.
Vlen të theksohet se bashkëpunimi ndërmjet komunës së Ferizajt dhe UN-Habitatit ka nisur që në vitin 2006. Që atëherë, janë zhvilluar një sërë projektesh të përbashkëta, përfshirë këtu punën e përbashkët për plotësimin e planeve zhvillimore me dy komponenta:
1. Komponentën për redukimin e fatëkeqsive nga vërshimet, tërmetet, zjarret dhe fatkeqësitë e tjera natyrore dhe komponentën për transportin. Të dy këto komponenta janë miratuar nga Kuvendi i Komunës dhe kemi filluar implementimin e projekteve të cilat janë nxjerr nga këto komponenta.
Një nga këto projekte është edhe “Rregullimi i shtratit të lumit te Ura e Dudit”, i cili është bashkëfinancur nga Komuna dhe Un-Habitati me nga 50%. Projekti është realizuar me sukses të madh dhe përveç që kemi arritur të reduktojmë vërshimet në këtë zonë, kemi urbanizuar dhe dizajnuar një lagje duke ofruar kushte më të volitshme të banimit në këtë zonë si në aspektin social poashtu edhe në atë shëndetësor.
Për periudhën tri vjeçare të bashkëpunimit, komuna e Ferizaj ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit dhe ka përcaktuar projektet me prioritet të cilat janë: Projekti i Korridoreve të Gjelbërta, Plani zhvillimor me elemente të planit rregullues për fsh. Softaj, Trajnimi i zyrtareve në GIS, si dhe studimi i parafizibilitetit për mbeturina të ngurta.
Në kuadër të këtij projekti tashmë është finalizuar projekti “Koridoret e gjelbërta” i cili është hartuar në bashkëpunim me qytetarët dhe jemi në fazën përfundimtare të punëve në përfundimin e projektit, i cili do të dorëzohet deri më 29 mars.
Ndërkohë që sapo të marrim pëlqimin nga zyra qëndrore në Nairobi, komuna e Ferizajt do të vazhdojë me procedurat për implementimin e projektit.
Vizita në Turqi e të parit të komunës së Ferizajt, do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit të komunës me UN-Habitatin, ndërkohë që pritet që pas kësaj vizite të ketë bashkëpunime edhe në fusha të tjera të ndryshme, me interes për të dyja palët.