Numri një i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast ka theksuar se ka pasur nderin dhe kënaqësinë që pati rastin që të pres në një takim trajnerin dhe kik-bokserët e klubit “Nitro”, pas fitores së tyre në një garë kampionate të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pata kënaqësinë që i pata në këtë atmosferë festive dhe në këtë vlerësim të punës dhe të rezultateve të sportistëve të Komunës së Ferizajt, për faktin se ne do të vazhdojmë t’i mbështesim aq më tepër kur këta kanë rezultate kulmore, për shkak të asaj sikur ka munguar përkrahja për aktivitetet e tyre dhe për rezultat kulmore që këta kanë shënuar”, tha kryetari Aliu.
Numri një i qytetit të Ferizajt, kik-bokserëve ferizajas ju ka premtuar edhe mbështetjen e tij në vitin e ardhshëm. “ Do t’i mbështesim jo vetëm aktivitete që do të zhvillojnë, por në radhe të parë në bazë të punës dhe të rezultateve që ata i kanë shënuar deri më tani dhe rezultate që ata i kanë edhe për aktivitetet, por edhe për rezultate e mëtutjeshme, pa dyshim se unë jam i sigurte se këta do ti kem, sepse puna, angazhimi, përkushtimi i tyre, në krye me trajnerin edhe vet prezenca e këtyre kik-boksereve do të jetë garanci për rezultate të reja”, është shprehur Aliu.
Ndërsa trajneri Faton Xhakli, ka falënderuar Kryetarin Agim Aliu, për pritjen e bërë ndërsa ka premtuar se rezultatet e këtij klubi nuk do të mungojnë. “Unë do të jem ai që të tregoj rezultat, në mënyrë që të bëjmë diçka për qytetin dhe mos të lëmë që qyteti të bëjë diçka për ne”, tha Xhakli.
Nga ana tjetër Korab Sinanin kampion i kik-boksit, ka thënë se angazhimi dhe përkushtimi i tij në asnjë mënyrë nuk do të mungojë.
Shënojnë rezultate të mëdha në Shtete e Bashkuara të Amerikës