Prilli i vitit 1981 i cili shenon demonstratat e popullit shqiptar për rezistence dhe liri, ështe kujtuar sot me nder edhe në Ferizaj.Tre dëshmorët e komunës së Ferizajt të rënë për liri duke qendruar të pamposhtur nga armiku ne demonstratat e këtij viti, u përkujtuan sot me respekt të thellë nga krerë komunal të Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili dhe drejtoi për Rini Kultur dhe Sport Naim Ferati, priten familjarët e këtyre dëshmorëve,të cilëve u ndau edhe plaketa të arta në shenjë respekti për dëshmorët Afrim Abazi, Riza Matoshi dhe Sherif Frangu.
Xhemaili tha se ngjarjet e vitit 81 ishin vetëm fillimi i fudit të Jugosllavisë, prandaj në i kujtojmë me epitet dhe rrespekt atë ditë që ata kanë dhenë për lirin e Kosovës .
Me rastin e 26 vjetorit te demonstratave të prillit të vitit 1981,familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë vendosen lule mbi pllakat me mbishkrime të emrave të dëshmorëve të Ferizajt në vendin ku edhe ka filluar demonstrata e vitit 81 ,përderisa ata marshuan drejt rrugëve të qytetit për te kujtuar me pietet ngjarjet e paharruara për rezistence.
Me rastin e 26 vjetorit te demonstratave të prillit të vitit 1981,familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë vendosen lule mbi pllakat me mbishkrime të emrave të dëshmorëve të Ferizajt