Ferizajn e vizitoi sot, Kryetari i Komunës Bafra të Turqisë, z. Hamit Kılıç dhe z. Cem Dere, Kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Bafra të Turqisë “Kosder” me bashkëpunëtorë, duke ndarë bashkë çaste të këndshme bashkëbisede, shëtitje e vizitash në qytetin tonë ku edhe lidhëm marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme me dobi të ndërsjellë për qytetet tona, nisma këto që fuqizojnë lidhjet tona institucionale dhe me bashkatdhetarët tonë në këtë qytet.
