Për investimet e kryera dhe ato që po ndodhin në fshatin Tërrn, kryetari i këtij fshati, Nazmi Musliu, mëngjesin e sotëm në shenjë falënderimi, ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, si dhe drejtorët komunal, Burim Bajrami, Arben Halili dhe Arbër Bytyqi.
Bashkëpunimi me kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane është vizioni i qeverisjes lokale me qëllim zhvillimin e zonave përmes projekteve zhvillimore infrastrukturore e të tjera.