Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u takua sot me përfaqësues të KFOR-it, të stacionuar në kampin Bondsteel, për të kujtuar së bashku 24 marsin 1999, ditën e fillimit të bombardimeve të caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë nga Aleanca e NATO-s.
Me këtë rast, kryetari Svarqa shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij të thellë dhe të popullatës së Ferizajt, për ndërhyrjen e fuqisë më të madhe ushtarake të botës, për të ndëprerë dhunën, terrorizimin, vrasjet e masakrat sistematike që po ushtronte regjimi i Milosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, për shkak të përkatësisë të tyre etnike.
Kryetari Svarqa shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë mijëra burra e gra, oficerë e ushtarë të angazhuar në rajonin e Ferizajt, për ngritur pothuaj nga e para mirëqenien e rrënuar gjatë luftës. Populli i Ferizajt do të ketë përherë simpati për mbështetjen humanitare, infrastrukturore, shëndetësore e arsimore të KFOR-it për banorët e qytetit e të fshatrave, e cila shpresojmë të jetë shembull referimi në botën bashkëkohore, se si bashkërisht ndërtohet suksesi, u shpreh kryetari i Ferizajt.