
Ndërsa, komandanti grek në largim koloneli ,Georgios Chatzitheofanous me emocione të veçanta ka zhvilluar takimin me kryetarin Xhemaili,duke thënë se këta njerëz dhe këto autoritete do të mbeten të paharruara për të mirë në kujtesën e tij.
“Mund të them dy fjalë për kryetarin ,ai është një politikan tejet i mirë që krahas Kosovës, i nevojitet edhe Ballkanit. Më kujtohet një rast kur ne e ftuam kryetarin për të marrë pjesë një shpërndarje ndihmash për qytetarët skamnorë dhe se ai për shkak se ishte fushatë zgjedhore nuk pranoi të vinte, duke thënë se populli mendojnë që me këtë po kërkoj votën e tyre. Kështu që ai u tregua shumë demokrat”, ka thënë Chatzitheofanous
Edhe komandanti i ri i KFOR-it grek, koloneli Lampros Tzoumis, ka thënë se do të punojë dhe do të angazhohet për të kryer një mision të denjë në Kosovë.
Ish komandanti i KFOR-it grek koloneli Georgios Chatzitheofanous ka qëndruar në Kosovë afro 19 muaj.
Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka pritur në një takim përshëndetës komandantin në largim të KFOR-it grek në Kosovë, para se ai të përfundojë së kryesuari misionin e tij paqeruajtës.