Kryetari i Ferizajt z.Aliu po merr pjesë në kuadër të “Ditëve të Zgjerimit” në Bruksel
04/05/2023 18:08
Nder e kënaqësi e veçantë që në punimet të cilat po i mban Komiteti Evropian i Rajoneve në kuadër të “Ditëve të Zgjerimit” në Bruksel, bashkë me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, të përfaqësojmë Republikën e Kosovës dhe autoritetet tona lokale në këtë forum, ku në sesionin politik me temë “Sfidat me të cilat përballet niveli lokal dhe rajonal në Kosovë” të pranishmëve iu drejtova me një fjalë rasti, pasuar edhe nga znj. Mary Teresa Moran nga Drejtoria e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian u ku gjithashtu si pjesë e panelit, mora pyetje duke ju përgjigjur interesimit të të pranishmëve për funksionimin e autoriteteve lokale në Kosovë.