Thyerja e xhamave të kishave ortodokse në Komunën e Ferizajt ka ndodhur edhe më parë, nga era, ose dhe nga hajnat, prandaj të mos politizohet kjo gjë para se të jepen rezultatet e hetimeve nga organet kompetente.
Gjithashtu është urdhëruar kompania mirëmbajtëse, që të riparojë dëmet eventuale.
Kryetari i Ferizajt shprehet i befasuar nga fakti se prifti ortodoks në këtë komunë, Zhivojin Kojiq, me të cilin Komuna e Ferizajt ka raporte të ngushta bashkëpunimi, nuk i ka njoftuar autoritetet komunale për ngjarjen, por ka bërë vizitë te kisha e dëmtuar vetëm me zyrtarët e Ministrisë së Kthimit dhe Komuniteteve.
Kryetari i Ferizajt u bën thirrje të gjithë banorëve të komunës, që të sillen me respekt ndaj objekteve të kultit, pavarësisht se cilit besim i takojnë. Ai thërret edhe klerin fetar, që të bashkëpunojë ngusht me autoritetet, për të zgjidhur çfarëdo problemi të mundshëm.
Ferizaj, 30 tetor 2015
Kryetari
Muharrem Svarqa
Kryetari
Muharrem Svarqa
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka mësuar me shqetësim për thyerjen e një xhami të kishës ortodokse në Softaj. Megjithëse ende nuk ka informacione të plota për shkallën e dëmit dhe pa e prejudikuar shkakun e kësaj ngjarjeje, kryetari i Ferizajt shpreh brengosje që dëmtimi i një kishe ortodokse ndodh vetëm disa ditë para se të vendoset për pranimin e Kosovës në UNESCO dhe bën thirrje që të mos paragjykohen ngjarje të tilla.