Kryetari i Komunës së Ferizajt mirëpriti sot ekipin e ri të KFOR-it amerikan, Njësinë e Monitorimit të Lëvizshëm Lokal (LMT). Në takim ishin të pranishëm komandanti i njësisë, rreshteri i klasit të parë Ryan Johnson, rreshteri i klasit të parë Eric Calvo, rreshterja Janelle Viano dhe specialisti Morgan May, anëtarë të ekipit LMT që operon në Ferizaj.
Gjatë takimit, u diskutua mbi çështjet aktuale të sigurisë, rrjedhat e përgjithshme në vend dhe forcimin e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve vendore për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e lidhjeve mes komunitetit lokal dhe KFOR-it, me qëllim të promovimit të një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ferizaj.