Me rastin e shënimit të përvjetorit të 17 të Masakrës së Reçakut, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të premte ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak. Ai me këtë rast ka thënë se Masakra e Reçakut, ka qenë kthesë historike në Kosovë.
“Është një moment i ndjeshëm për të gjithë neve që jemi këtu, por edhe një moment përkujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e kombit në veçanti për një pjesë të kësaj treve që është një nga ngjarjet më të rënda, por që ka hapur rrugë edhe në intervenimin e forcave të NATO-s dhe çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka thënë kryetari Svarqa.
Në masakrën e Reçakt e cila ka ndodhur me 15 janar të vitit 1999, u vranë mbi 45 civil shqiptarë, në mesin e tyre edhe 8 pjesëtar të UÇK-së. Ngjarjet e 15 janarit 1999 në Reçak tashmë paraqet një fillim të fundit të gjithë asaj që okupimi ushtarak i Beogradit i shkaktoi Kosovës, dhunës së pandjeshme, shkatërrimin e çmendur, jotolerancën etnike. Në këtë 17 vjetor me homazhe të rënët i nderuan edhe krerët më të lartë të institucioneve shtetërore të vendit.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Zariqi, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Reçak.