
Ata të cilët kanë kontribuan në forma të ndryshme për të bërë ndryshime në qytet janë shprehur se edhe gjatë vitit ardhshëm do të mundohen që të kontribuojnë për të mirën e qytetit, duke ftuar njëkohësisht edhe bizneset tjera që të bëjnë projekte për qytetin tyre.
Këngëtari i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri-Labi, i cili kishte dhënë kontribut në asfaltimin e një rruge tha se iniciativat e tilla shihen si një përkrahje për punën e mirë që ka bërë kryetari, ndërsa Xhemajl Ferati nga ndërmarrja hoteliere"Orchide" ka thënë se kontributi i kryetarit për të bërë ndryshime në qytet ka qenë nxitje që edhe ne të bëjmë diçka për të mirën e komunës. Të shpërblyerit gjatë këtij viti që po e lëmë pas kanë dhënë kontribut në gjelbërimin e hapësirave publike, mirëmbajtjen e tyre, por edhe kanë qenë pjesë e hartimit të projekteve të ndryshme. Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti ka realizuar mbi 75 projekte .
Kryetari Xhemaili, u ka thënë me këtë rast këtyre se shembulli dhe puna e juaj dëshmon për përkushtimin tuaj për ta pasur një qytet sa më të bukur."Kjo tregon se ju keni kaluar anën personale duke u bërë shembull i një pune të mirë për qytetin " u tha Xhemaili.