Kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili ka pritur ne takim lamtumirës kolonel Jorge I. Medina Cintron
09/12/2010 00:00
Kryetari Xhemaili, ka falënderuar dhe ka çmuar lartë kontributin e që ka dhënë gjatë mandatit të tij në qytetin e Ferizajt. " Falënderoj kolonel Jorge I. Medina Cintron, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur deri tani dhe ky bashkëpunim konsiston në faktin se vërtet është punuar shumë në sigurinë e qytetarëve të Ferizajt" ka thënë Xhemaili. Ai ka çmuar, kontributin e forcave greke në punimet e ndryshme anekënd Ferizajt në fushën e infrastrukturës si hapja e kanaleve ,punimin e rrugëve të ndryshme ,kujdesin shëndetësor kanë dërguar fëmijë për kurim në Greqi kurse në aspektin social kanë shpërndarë ndihma të shumta për nevojtarët dhe skamnorët " Qytetarët e Ferizajt misionin grek e kanë përjetuar jo si mision ushtarak por si mision qytetar dhe këtu qëndron madhështia e punës së KFOR-it " ka shtuar Xhemaili, i cili në shenj falenderimi kolonel Jorge I. Medina i ka dhuruar një mirënjohje. Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka pritur në një takim lamtumirës komandantin e forcave paqeruajtëse greke, kolonel Jorge I. Medina Cintron, të cilin e ka falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë gjatë misionit për paqen dhe sigurinë në qytetin e Ferizajt.