Kryetari i Komunës së Ferizaj, Bajrush Xhemaili ka thënë se ky takim ishte në vazhdën e bashkëpunimit që kanë filluar. Në fokus të këtij takimi sipas Xhemailit, kishin disa çështje, të cilat kishin filluar që nga takimi kur Nikoliq, vizitoi Ferizajn. Qëllim tjetër i kësaj vizite, ishte edhe marrja e listës së projekteve të cilat janë identifikuar për infrastrukturë. “Biseduam edhe për çështjet të cilat na preokupojnë që të tri komunave dhe kam ftuar kryetarin Nikoliq që të vie së bashku me ministrat që ta vizitojnë komunitetin në katër fshatrat e Ferizajt ku ka komunitet serb”, ka thënë Xhemaili, ai me ketë raste dërgoj edhe 3 libra në gjuhen serbe ku shumë shpjet do të i ipen komunës së Shtërpcës mbi 2000 sosh .
Për takimin me Nikoliqin, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se ky është një shembull i mirë edhe për komunat tjera në Republikën e Kosovës, pasi që bashkërisht mund të zgjidhen problemet dhe sfidat që kanë para vetës.
Ndërsa sa i takon gjendjes së përgjithshme në Shtërpcë, Ismajli ka thënë se nga kryetari Nikoliq, morën informacione shumë të mira. “Jemi të impresionuar nga puna që po bënë kryetari së bashku me udhëheqësin këtu në krijimin e një klime të përbashkët. Besoj se një motiv i tillë i punës që ka kryetari bashkë me bashkëpunëtorët është për të përshëndetur”, ka thënë Ismajli, duke shtuar se kjo tregon se me vullnet dhe me angazhim mund të tejkalohen të gjitha problemet që janë para nesh. Qëllim tjetër i vizitës në Shtërpcë, sipas Ismajlit ishte që të tregonin mbështetjen e tyre mes dy komunave që ta ndihmojnë kryetarin në sfidat që ka para vetës
Me këtë rast kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratistlav Nikoliq, i falënderoi kryetarët për vizitë dhe njoftoi ata për zhvillimet më të reja në komunë dhe në përgjithësi me të arriturat e saj