Një talent i rrallë është nxënësi i shkollës fillore “Tefik Çanga” si dhe shkollës së muzikës në Ferizaj, Leon Tairi, të cilin e prita sot bashkë me prindin e tij si dhe profesorin e muzikës, Shaban Ratkoceri, për të marr dhuratë nga ai, librin e tij me melodi për piano e violinë, komponuar nga vet ai. Leoni përveç kompozitor, pianist është edhe këngëtar, i shpërblyer në dhjetëra festivale muzikore brenda e jashtë vendit, çka flet për aftësinë e tij të çmueshme për të krijuar muzikë, duke komponuar dhe kënduar këngë për fëmijë. Një talent si Leoni, patjetër do ta ketë mbështetjen tonë të pakursyer.