Gjatë takimit, bashkëbisedimi është zhvilluar në një atmosferë miqësore, ku palët kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në projekte që do të sillnin përfitime për qytetin e Ferizajt dhe komunitetin lokal.
Kryetari Aliu vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se projekte të tilla kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë, u shpreh gatishmëria për të thelluar më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.