Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në një konferencë për medie ka prezantuar partnerët e koalicionit dhe ekipin e kabinetit te tij, me të cilin do te qeverisë Ferizajn në katër vitet e ardhshme.
Me këtë rast Aliu ka thënë se kabineti qeverisës i tij përbëhet edhe nga përfaqësues të subjekteve tjera me të cilët është pajtuar që të zbatohet programi i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.
“Së pari falënderoj qytetarët për besimin që na kanë dhënë ne dhe platformës sonë qeverisëse. Pavarësisht që komunën e kemi gjetur me sfida dhe me borgje dhjetëra milionëshe ky ekip do të jetë ai që do të garantoj implementimin e platëformës qeverisëse” ka thënë Aliu.
Në ekipin qeverisës përveç drejtorëve nga radhët e PDK-së janë përfshirë edhe përfaqësues nga AAK, AKR dhe Nisma.
Këta janë drejtorët e kabinetit të ri të kryetarit Aliu.
1. z. Naim Ferati – jurist i diplomuar – Nënkryetar i Komunës së Ferizajt;
2. z. Faruk Hyseni – jurist i diplomuar – Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme;
3. znj. Sebahate Ajeti- Sadiku – ekonomiste e diplomuar – Drejtore e Financave;
4. z. Lulzim Aliu – inxhinier i diplomuar i elektroteknikës– Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit;
5. z. Arbër Bytyçi – inxhinier i diplomuar i telekomunikacionit – Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës;
6. z. Besnik Berisha – master në ekonomi – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
7. z. Zekir Bytyçi – ekonomist i diplomuar – Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit;
8. z. Bashkim Hyseni – master në menaxhment – Drejtor i Drejtorisë së Arsimit;
9. znj. Xhemile Murati Shabani – master në penalo – juridik Drejtore e Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit;
10. z. Sabri Murseli – master i shekncave penale – Drejtor i Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë;
11. z. Burim Bajrami – doktor i mjekesisë veterinare – Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë;
12. z. Arben Halili – master i shkencave te biologjisë – Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë;
13. z. Selim Marevci – politikolog – Përgjegjës i Kabinetit të Kryetarit të Komunës;
