Përfaqësues nga KFOR-i, përkatësisht nga LMT, në largim, u pritën nga kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Më këtë rast Xhemaili ka thënë se kishin bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë kohës. “Përpos që kryen misionin për siguri, këta kanë kryer edhe shumë punë të tjera, për të cilat qytetarët e Ferizajt i janë shumë mirënjohës”, ka thënë Xhemaili, duke veçuar bashkëpunimin që kishin për hapjen e rrugës e cila qon tek stanet e fshatit Greme.
Kapiteni në largim Hernandez Orlando, nga LMT, ka thënë se është pjesë e punës së tyre që të ofrojnë siguri. “Mundem të kthehem në shtëpi dhe të them se kam bërë diçka për Kosovën, ose në këtë rast kam bërë diçka për Ferizajn, jo vetëm unë por ishin edhe mbështetja e ekipit tim për të cilin jam shumë krenar”, ka thënë Orlando, duke shpresuar se do të ofrohen kushte më të mira të jetesës. Orlando, gjithashtu ka bërë të ditur se ka edhe projekte të tjera, siç është ai i zjarrfikësve, për të cilat ka thënë se oficeri i radhës që vie pas tij, do të vazhdon me punë.
Ndërsa togeri Duncan Jeremiah, i cili do të vie në pozitën e Hernandez Orlando në LMT, ka thënë se mezi pret që të fillon bashkëpunimin e kryetarin Xhemaili, duke shpresuar se do të jetë në gjendje të vazhdon mardhëniet e mira që ishin mes kapitenit Hernandez dhe kryetarit Xhemaili. “Ne do të jemi këtu, dhe do të punojmë së bashku, për prosperitetin e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës”, ka thënë Jeremiah.
Përpos që kryen misionin për siguri, këta kanë kryer edhe shumë punë të tjera, për të cilat qytetarët e Ferizajt i janë shumë mirënjohës”, ka thënë Xhemaili, duke veçuar bashkëpunimin që kishin për hapjen e rrugës e cila qon tek stanet e fshatit Greme.