Kryetari i Komunës së Ferizajt, aktualisht edhe Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemaili pas vizitës që pati në Pragë , një të tillë e ka zhvilluar edhe në Selanik, me ç’rast është takuar edhe me kryetarin e Selanikut z.Yiannis Boutaris, ku e njoftoi lidhur me zhvillimet e qeverisjes lokale në Kosovë, me aktet dhe ligjet e Kosovës për pushtetin lokal, arritjet, sfidat dhe objektivat e komunave të Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Selanikut z. Yiannis Boutaris përshëndeti zhvillimet e pushtetit lokal dhe informoi delegacionin kosovar me funksionimin, arritjet dhe synimet e komunës së Selanikut. Poashtu në këtë takim u shprehën idetë për të intensifikuar bashkëpunimin mes komunës së Selanikut dhe komunave të Kosovës në fusha të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, aktualisht kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës me delegacionin e tij i përberë edhe nga nënkryetari Isa Mustafa, anëtarët e bordit si Pal Lekaj, Naim Ismajli dhe Sazan Ibrahimi drejtor ekzekutiv i AKK-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të qeverisjes lokale që u mbajt në Tiranë.
Në konferencën me temën”Forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunim i të zgjedhurve lokalë” folën edhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Me këtë rast kryetari Bajrush Xhemaili mbajti një fjalim me temën” Dialogu me qeverinë qendrore dhe parlamentin”,ndërsa anëtari i bordit Pal Lekaj, mbajti një fjalim me temën” Dialogu mes pozitës dhe opozitës”.
Gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj konference delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e kongresit të autoriteteve lokale të këshillit të Evropës Keith Whitmore. Në këtë takim ndër të tjera u bisedua edhe për mundësitë që një delegacion nga Këshilli i Evropës të vizitojë Kosovën dhe të bëjë një vlerësim të zhvillimit të demokracisë lokale në Kosovë.
Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës i kryesuar nga kryetari z.Bajrush Xhemaili, u takuan kryetarin e Selanikut z.Yiannis Boutaris.