Vepra “Epitafet në gjuhën osmane – deshifrimi dhe përkthimi i tyre” projekt i Fakultetit të Studimeve Islame me koordinator z. Fahrush Rexhepi që u promovua dje, është nga të rrallët dhe të veçantët projekte dokumentare, me rëndësi të jashtëzakonshme historike, që dëshmon lashtësinë e qytetarinë tonë në Rajonin e Ferizajt, duke gjurmuar, deshifruar e përkthyer epitafet e varreve qindravjeçare, botimin e së cilës mbështetëm në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit.