Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, të shtunën ka vizituar shtetasit afgan të cilët po qëndrojnë në kampin ushtarak “Bonsdteel”.
Me këtë rast ai është shprehur se ishte një vizitë tejet e veçante dhe shumë e përzemërt që do ë ngelet në kujtime.
“Drejtuesit e mbikëqyrësit e kampit, kishin organizuar lojëra të ndryshme, ekspozitë pikturash e muzikë, bashkë me aktivistë nga “Mural Fest”, ku u shpalos talenti artistik i afganëve të të gjitha moshave në këtë kamp.
Bëra të qartë gjithashtu, se jemi gati, të bashkëveprojmë, si në aktivitete kulture, ashtu edhe për sesione arsimore e çfarëdo nevojë që ka ky komunitet, për të cilat jemi vullnetplotë, me gjithë kapacitetin tonë, të japim kontributin tonë”, është shprehur Kryetari Aliu.
Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar edhe aktivitet ë ndryshme me fëmijët afgan të cilët po qëndrojnë në këtë kamp.