Sot, bashkë me disa nga drejtorët komunal vizituam Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, për të uruar eprorin e Policisë, Basri Shabani në detyrën e re të drejtorit.
Falënderova gjithashtu, përmes tij, gjithë pjestarët e Policisë së Kosovës për bashkëpunimin gjatë gjithë kohës, veçanërisht gjatë pandemisë, bashkëpunim ky që i sigurova se do të vazhdoj e intensifikohet mes nesh.
Policia e Kosovës është siguria e gjithsecilit e patjetër edhe aleatët tanë si institucione në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.