Kryetari Aliu, vizitoi Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj
31/03/2024 06:13
Me bashkëpunëtorë, vizituam sot Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, ku u pritëm nga kreu i saj, Dom Mikel Sopi, për t’i uruar festën e Pashkëve Katolike dhe përmes tij, gjithë besimtarët katolikë në Ferizaj e më gjerë në këtë festë.